Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve

- Bota Sot

Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve

Kupa e re e Botës për Klubeve, aq shumë e dashur për FIFA-n ka nevojë për diskutim.

Ky kompeticion dhe format i ri në fakt po has në vështirësi për të bindur në aspektin e interesimit të publikut, në aspektin e atmosferës.

Pamjet e pjesëve të stadiumeve të zbrazëta gjatë ndeshjeve të klubeve të nivelit të lartë, bëjnë që realiteti të jetë larg ambicieve dhe pritshmërive, në garën që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rezultati? Një klimë e ftohtë, larg ambientit dhe pasionit që është dashur ta ketë një garë e tillë.

Mungesa e publikut po reflekton edhe në ritmin e lojës: lojtarët po lëvizin në stadiume mjaftueshëm të mëdhenj, por të heshtur, ndërsa po dëgjohen thirrjet dhe të bërtiturat e trajnerëve si të ishin duke e bërë këtë në fushën e stërvitjeve.

Duket sikur të ishim kthyer në kohën e koronavirusit.

Një rast konkret ishte ai i ndeshjes mes Ulsan Hyundai dhe Mamelodi Sundoëns: 97 spektatorë (e keni lexuar mirë) në fillim, e më pas në pjesën e dytë 3.412 spektatorë, në një impiant me një kapacitet prej 25.000 ulësesh.

Kupa e Botës për Klube duhet ta gjejë çelësin për ta siguruar elementin esencial në futboll: publikun.

Pa kore, emocione, brohoritje e tensione në tribuna, asnjë “kompeticion i madh” nuk mund të bind e të kënaq asnjëherë.



Read it all at Bota Sot