Beqiri: Shqetëson dëmtimi i lehtë i kapitenit

- Bota Sot

Beqiri: Shqetëson dëmtimi i lehtë i kapitenit

E marta ishte ditë intensive për kuqezinjtë që pas stërvitjes së para ditës, do të mësonin emrin e rivalit për raundin e parë eliminator të UEFA Champions League, derisa pasdite zhvilluam ndeshjen e parë kontrolluese, duke mundur 1:0 me golin e Tambës, skuadrën rumune, FC Argeș Pitești. The New Saints nga Uellsi do të jetë rival i Shkëndijës në Evropë dhe trajneri Beqiri pa lejuar eufori, besom se kuqezinjtë do të kalojnë raundin e parë. 

…testi i parë në Slloveni…

Jeton Beqiri: “Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve gjatë fazës përgatitore këto 3-4 ditë prej kur jemi në Slloveni.

Shqetëson dëmtimi i lehtë i kapitenit, Besartit (Ibraimi), kurse gjithë futbollistët tjerë japin maksimumin.

Ekipi natyrisht është i rënduar, ndjehet lodhje. Por në përgjithësi sot dhanë maksimumin dhe unë jam i kënaqur me futbollistët sa i përket angazhimit, kurse sa i përket lojës ka gjëra që duhet të korigjohen, të analizohen dhe besoj edhe të përmirësohen.”

…shorti i Champions League…

Jeton Beqiri: “Sinqerisht nuk dua të komentoj shortin për shkak se ne jemi Shkëndija dhe futbollistët që posedojmë dhe ekipin që kemi është ekip cilësor. Besoj se futbollistët tanë gjatë ndeshjeve evropiane do të na nderojnë dhe do të na bëjnë të ndihemi mirë.

Normalisht jo vetëm këtij kundërshtari, por edhe kundër çdo kundërshtari tjetër ne do të duhej të tentonim dhe do të tentojmë gjithçka për gjithçka. Konkretisht do të tentojmë dhe besoj se do të kalojmë raundin e parë”. 



Read it all at Bota Sot