Trajneri i Anderlehtit kërkon dy futbollistët shqiptarë

- Bota Sot

Trajneri i Anderlehtit kërkon dy futbollistët shqiptarë

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi te skuadra e Anderlehtit është duke i kërkuar dy lojtarë. Lindon Selahi dhe Adnan Januzaj, janë dy emrat shqiptarë që lidhen për një transferim të mundshëm në ekipin belg.

Mesfushori Selahi ende nuk e ka vazhduar kontratën me kampionin në fuqi të Kroacisë, HNK Rijeka – kështu largimi i tij është vetëm çështje kohësh

Ndërkaq Adnan Januzaj që është në pronësi të Seviljas e ka edhe një vit në kontratë, por me një shifër prej 2 milionë eurove mund të ndodh kalimi në Anderleht.

Kujtojmë që sezonin e ri, Anderlehti do bëjë gara në Ligën Europa, por fillimisht duhet t’i kalojë fazat e para dhe kjo dyshe shqiptare mund të ishte ndihmesë e madhe për ta.



Read it all at Bota Sot