Shkëndija mund të sfidojë Steauan

- Bota Sot

Shkëndija mund të sfidojë Steauan

Kampioni i Maqedonisë në futboll, Shkëndija, ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, në rast se kalon ekipin “TNS” nga Uellsi, në turin e parë eliminator.

Skuadra tetovare, në raundin e dytë do të sfidojë fituesin e përballjes në mes Steauas nga Bukureshti dhe Inter Eskallades nga Andora, ndërsa ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkup.

Kampioni i Shqipërisë, Egnatia do të sfidojë kampionët e Islandës, Breidablik, në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve dhe nëse fiton, do të përballet me Leh Poznanin.

Drita e Kosovës do të përballet me Kopenhaën nëse kalon turin e parë.

Sfidat e turit të dytë zhvillohen më 22/23 korrik dhe 29/30 korrik. Në rast të eliminit në turin e parë, skuadrat vazhdojnë garat në turin e dytë të Ligës së Konferencës.



Read it all at Bota Sot