Maresca: I kam kërkuar Palmer të marrë gjithnjë iniciativën

- Bota Sot

Maresca: I kam kërkuar Palmer të marrë gjithnjë iniciativën

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, i ka kërkuar Cole Palmer që të marrë më shumë iniciativën në fushën e lojës gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës për klube. Palmer u shfaq kritik për qasjen e skuadrës në finalen e Conference League muajin e kaluar, duke thënë se ai “u mërzit duke marrë topin dhe duke shkuar mbrapa dhe anash”.

Pikërisht në atë moment ai mori kontrollin e lojës kundër Real Betis, duke dhënë dy assist në fitoren 4-1 të “bluve” të Londrës. Palmer ndikoi edhe në fitoren 2-0 të Chelsea ndaj Los Anxhelos FC dy ditë më parë.

“Kam pasur një bisedë të shkurtër me Cole dhe i thashë se më pëlqen shumë si luajti në ndeshjen e fundit. Ishte ai që mori përgjegjësinë, tregoi iniciativë në lojën me top.

Ai po përpiqej të merrte topin, të shkonte një kundër një kundër lojtarëve dhe ky është Cole që ne presim, të shohim në fushë”, tha Maresca.

“Pas finales së Conference League ai tha se ishte i mërzitur kur merrte topin, kështu që vendosi të bënte diçka ndryshe. Një ditë pas asaj interviste i thashë se këtë gjë mund ta bënte gjithnjë, që në minutën e pare dhe të mos presë kaq shumë. Ai është lider për ne”, shtoi më tej trajneri italian i Chelsea.

Në fund, Maresca komentoi: “Në ndeshjen këtu, ai po e bënte pikërisht këtë dhe ne jemi të lumtur kur ai e bën këtë. Unë kam thënë shumë herë Cole është lojtari ynë më i mire. Një lojtar klasi dhe shpresoj se ai mund të vazhdojë të bëjë gjërat e duhura”.



Read it all at Bota Sot