FFK zbulon datën e fillimit të edicionit të ri futbollistik

- Bota Sot

FFK zbulon datën e fillimit të edicionit të ri futbollistik

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se edicioni i ri garues 2025/26 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e 16/17 gushtit.

Të parat që nisin garat do të jenë dy nivelet më të larta, Albi Mall Superliga dhe Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës.

Pjesë e elitës së futbollit sivjet do të jenë Prishtina e Re dhe Drenica, të cilat ishin kampione në grupet e tyre respektove në Ligën e Parë.

Të rikujtojmë se Liga e Parë në këtë edicion do të funksionojë si ligë unike, me 18 skuadra.



Read it all at Bota Sot