Ende asnjë humbje

- Bota Sot

Ende asnjë humbje

Besim i përgjithësuar se futbolli në Amerikën Latine luhet më shumë me entuziazëm se me skema apo për rezultat ka rënë poshtë një herë e mirë falë asaj që kemi parë deri më tani në Kupën e Botës për Klibe 2025.

Statistikat tregojnë një realitet ndryshe pasi deri më tani asnjëra prej skuadrave që kanë ardhur nga ajo zonë e globit nuk ka pësuar humbje.

Palmeiras ishte e para që dha shembullin e mirë kur barazoi pa gola përballë Portos.

Pak orë më vonë Botafogo mundi Sjatëllin 2-1. Boca Juniors barazoi me Benfica-n edhe pse arriti që të kryesonte me dy gola.

Ndeshje shumë e bukur ishte ajo mes Fluminense dhe Dortmundit, të cilat barazuan pa gola. Flamengo dhe River Plate bënë detyrën përballë rivaleve respektive ndërsa mbrëmjen e kaluar Monterrey siguroi një pikë edhe pse përballë kishte nënkampionen e Europës, Interin e Asllanit.



Read it all at Bota Sot