Pak orë përpara debutimit të Manchester City në Botërorin e Klubeve në ndeshjen përballë Wydad, e cila po luhet sot në Filadelfia nga iora 18:00, Pep Guardiola ka dalë përpara gazetarëve dhe ka lënë të kuptohet se nga sezoni i kaluar ka nxjerrë mësime të arta.
“Më pëlqen të bëj edhe shefin këtë vit pasi sezonin e kaluar nuk më pëlqeu aspak ajo që ndodhi.
Zakonisht ose le të themi se gjithmonë lojtarëve të mi u kam dhënë mundësinë që të zgjedhin vetë kapitenët, por këtë sezon nuk veprova kështu. Haaland, Silva, Rodri dhe Dias do të jenë lojtarët që do kenë këtë privilegj”, tha trajneri spanjoll i City-t.
Sot dueli me Wydad do të jetë special edhe për të sapordhurit. Kështu në Filadelfia pritet debutimi i lojtarëve si Reijnders, Cherki, Aït-Nouri dhe Bettinelli.