Ballkani njofton largimin e tre futbollistëve

- Bota Sot

Ballkani njofton largimin e tre futbollistëve

Ballkani po vazhdon përgatitjet për garat evropiane dhe për sezonin e ri në Superligë.

Klubi suharekas së fundmi ka njoftuar për largimin nga skuadra të tre futbollistëve.

Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha janë futbollistët e larguar.

“Klubi i dëshiron suksese çdo njërit prej tyre në vazhdimësi të karrierës, duke vlerësuar gjithçka kanë dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e jona”, thuhej ndër tjera në njoftim.



Read it all at Bota Sot