Interi shumë pranë blerjes së Bonnyt

- Bota Sot

Interi shumë pranë blerjes së Bonnyt

Interi shumë pranë blerjes së Bonny, Sebastiano Esposito përfshihet në marrëveshje

Nga OraNewsPërditësimi i fundit 18 Qershor 2025, 15:39

Interi është shumë pranë transferimit të sulmuesit Ange-Yoan Bonny nga Parma. Klubi zikaltër ka përshpejtuar bisedimet për të siguruar përforcimin e parë në repartin ofensiv për trajnerin Chivu.

Marrëveshja mendohet të mbyllet për 22-23 milionë euro, por Interi kërkon të ulë shumën e parave ‘cash’, duke përfshirë Sebastiano Esposito-n në tratativë.

Fillimisht, Parma kishte kërkuar vëllanë më të ri, Pio Esposito, por Interi ka propozuar Sebastiano Esposito-n, i cili së fundmi ka qenë titullar në sfidën e parë sezonale kundër Monterrey-t.

Gjithsesi, Bonny nuk do të jetë e vetmja goditje në sulm.

Zikaltrit po punojnë edhe në drejtim të Rasmus Hojlund nga Manchester United, megjithëse kërkesat e klubit anglez aktualisht janë shumë të larta.

Para ndeshjes kundër meksikanëve, presidenti Beppe Marotta komentoi mbi lëvizjet e merkatos: “Bonny? Është një lojtar i mirë, është në listën time dhe të Ausilio-s e Baccini-t.

Por për momentin është ende lojtar i Parmës. Kemi muaj që punojmë për të përzgjedhur profilin e duhur dhe disa lëvizje tashmë janë kryer.

Të tjera do të mbyllen brenda muajit të ardhshëm. Qëllimi ynë kryesor është të ruajmë bërthamën e skuadrës, bashkë me mbështetjen e pronësisë.”

Bonny debutoi në Ligue 2 me Châteauroux në moshën 17-vjeçare. U transferua te Parma më 31 gusht 2021 dhe u aktivizua fillimisht me ekipin Primavera.

Nën drejtimin e trajnerit Pecchia, ai u bë titullar në sezonin e ngjitjes së Parmës në Serinë A. Në sezonin debutues në elitë, Bonny shënoi 6 gola në 37 ndeshje dhe u grumbullua nga Franca U-21

 



Read it all at Bota Sot