Xhemal Ibishi largohet nga Shkupi

- Bota Sot

Xhemal Ibishi largohet nga Shkupi

Një largim tjetër ka ardhur sot nga FC Shkupi, aty ku Xhemal Ibishi ka përzgjedhur që karrierë ne tij ta vazhdoj në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi shkupjan ka firmosur kontratë me skuadrën e Malishëves, me këta të fundit që kanë prezantuar Ibishin për mediat.

Pas paraqitjeve pozitive me FC Shkupin, Ibishi do të jetë pjesë e skuadrës kosovare në garat europiane këtë verë dhe në edicionin e ri të Superligës kosovare.

I njohur për fuqinë fizike dhe instiktin ‘vrasës’ para portës, Ibishi pritet të jetë vlerë e shtuar për Malishevën, me gola, asiste dhe spektakël në fushë.

Xhemal Ibishi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Tikveshin, Vardarin, Lokomotivën e Zagrebit, Dubravën dhe Orijentin.



Read it all at Bota Sot