Alioski: Jashtë kur isha buzqeshja, por në shtëpi isha mërzitur dhe qaja

- Bota Sot

Alioski: Jashtë kur isha buzqeshja, por në shtëpi isha mërzitur dhe qaja

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, e përfundoi qëndrimin në ekipin e Al-Ahli në Jeddah me një trofe në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Shqiptari largohet si hero, por momentet e tij në këtë klub nuk kanë qenë më të mirat.

Futbollisti anësor ishte për gati dy vite pa një ndeshje zyrtare, për shkak të problemeve dhe faktit që nuk ishte i regjistruar për të luajtur në ligën saudite për shkak të numrit të kufizuar të të huajve.

Kaloi momente të pasigurta, nuk dinte ku do të shkonte, çfarë do të bënte, nëse dhe kur do të luante.

Gjatë një interviste te gazetari Ëalid Saeed, që ishte edhe e fundit për Alioskin si lojtar i Al-Ahlit, futbollisti shqiptar tregoi se në periudhën kur nuk luante, kishte kaluar episode të vështira.

“Njerëzit më shikonin duke qeshur dhe duke u argëtuar, por nuk shihnin si ndihesha nga brenda kur shkoja në shtëpi, sa i trishtuar isha. Ndonjëherë edhe qaja. Ka momente të errëta që të tërheqin poshtë. Ndonjëherë nuk kisha aspak motivim.

Doja vetëm të rrija në shtëpi, të mos dilja jashtë, sepse kur del jashtë duhet të shtiresh sikur je mirë, prandaj doja vetëm të isha në shtëpi.

Nuk kishte lidhje me ndonjë presion futbollistik, por thjesht doja kohën time, të njihja se si ndihesha. Më duhej pak kohë për veten time, për t’u përqendruar, për të menduar për shumë gjëra. Por ndonjëherë ishte shumë e vështirë, sepse ishte e vështirë të gjeja motivimin, madje edhe për stërvitje.

Kur isha në fushë, kur luaja, ajo më jepte motivimin për të vazhduar. Gjithmonë prisja ndonjë lajm. Nëse do të qëndroja te Al-Ahli, nëse do të largohesha nga Al-Ahli, nëse vetëm do të transferohesha nga Al-Ahli…”, ka treguar Alioski.



Read it all at Bota Sot