Bujar Ilazi krenar për rrugëtimin dhe i motivuar për më shumë!

- Bota Sot

Bujar Ilazi krenar për rrugëtimin dhe i motivuar për më shumë!

Ai ishte një nga figurat kyçe të suksesit historik të KF Shkëndijës së Haraçinës në edicionin e sapopërfunduar, dhe tashmë do të vazhdojë rrugëtimin me kuqezinjtë edhe në Ligën e Dytë maqedonase.

Bujar Ilazi u shpërblye me kontratë të re pas sezonit të shkëlqyer dhe fitores dramatike në ndeshjen e balotazhit ndaj Osogovës së Koçanit (2:1), ku pikërisht ai realizoi golin e dytë dhe vendimtar që e çoi skuadrën një nivel më lart.

“Atë moment nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Janë gjëra që vetëm përjetohen dhe nuk mund të përshkruhen. I lumtur që goli im kualifikoi skuadrën dhe gëzoi tifozerinë, kryesinë dhe gjithë ata që mbështesin Shkëndijën,” thotë Ilazi për Sportmania.

Pas konfirmimit të qëndrimit në klub, ai shton:

“Pas nënshkrimit të kontratës së re, ndjehem jashtëzakonisht i motivuar dhe i lumtur që do të vazhdoj rrugëtimin tim aty ku e fillova. Kam pasur disa oferta të tjera, por në fund vendosa të vazhdoj këtu, sepse besoj në projektin e klubit dhe në mundësinë që të rritemi edhe më shumë si skuadër.”

Për të, ngjitja në Ligën e Dytë nuk është vetëm një arritje sportive, por edhe emocionale:

“Është emocion i veçantë të luaj në Ligën e Dytë, sidomos kur e kujtoj rrugëtimin tonë nga Liga e Tretë deri këtu. Ka qenë një rrugë e gjatë, me shumë përkushtim dhe sakrificë, dhe jam krenar që kam qenë pjesë e çdo hapi të këtij progresi".



Read it all at Bota Sot