Zyberi i bashkohet llapjanëve

- Bota Sot

Zyberi i bashkohet llapjanëve

Llapi vazhdon me përforcime për edicionin e ri.

Klubi nga Podujeva ka përforcuar radhët me futbollistin Benjamin Zyberi.

“Klubi i futbollit Llapi ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin ofensiv, Benjamin Zyberi, i cili ka nënshkruar kontratë profesionale (4+1 vjeçare) me klubin tonë.

Zyberi, sulmues i krahut dhe mesfushor ofensiv, 20-vjeçar, vjen pas një edicioni fantastik me ekipin e Ballkanit U21, ku ishte ndër futbollistët kyç të suksesit të ekipit nga Suhareka. Me 10 gola dhe 10 asistime, ai kontribuoi në shpalljen kampion të skuadrës së tij në Superligën U21.

I bindur nga projekti ambicioz i klubit tonë për zhvillimin e talentëve të rinj, Benjamin Zyberi ka zgjedhur të bëhet pjesë e familjes bardhekaltër dhe të jap kontributin e tij në rrugëtimin e klubit në edicionet e ardhshme.

KF Llapi e mirëpret Benjaminin dhe i dëshiron suksese të shumta në fanellën tonë!”, njofton KF Llapi.



Read it all at Bota Sot