Drita e Gjilanit ka mendjen nga garat evropiane dhe për atë po përforcohet gjithnjë e më shumë.
Kampioni i ri i Kosovës është përforcuar me futbollistin Endrit Morina.
“Endrit Morina është lojtari ynë më i ri.
Kemi përforcuar repartin mbrojtës me lojtarin tonë më të ri, Endrit Morina.
Ednriti sot në ambientet e klubit është pritur nga Drejtori Sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku në rrugëtimin e përbashkët.
Morina luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe si futbollistë është zvilluar në futbollin zvicerian, por që sezonin e fundit luajti në Superligën e Kosovës me mjaft sukses me ekipin e FC Feronikeli 74 nga Drenasi.
Endriti ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2028 dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin e mbrojtjes te ekipi ynë”, njofton FC Drita.