Malisheva prezanton talentin

- Bota Sot

Malisheva prezanton talentin

Futbollisti Omer Bajraktari është pjesë e skuadrës së Malishevës. 

Malisheva që do të garojë në garat e Conferece League, ka prezantuar talentin e futbollit. 

“Omer Bajraktari do të veshë fanellën e FC Malisheva!

Kemi kënaqësinë të prezantojmë një nga futbollistët më premtues të futbollit tonë – mbrojtësin e krahut të majtë, 18-vjeçarin Omer Bajraktari.

Omeri është një futbollist shumë i talentuar, i formuar te Llapi dhe aktualisht pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19. 

Besojmë fort se rruga e tij është e ndritur dhe me shumë potencial për të ardhmen.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm i klubit në drejtim të identifikimit dhe afrimit të talenteve të rinj, siç e kemi dëshmuar prej kohësh.

Omeri do të jetë një vlerë e shtuar për familjen tonë, dhe jemi shumë të lumtur që ka zgjedhur të jetë pjesë e rrugëtimit tonë”, njofton FC Malisheva.



Read it all at Bota Sot