Transferimi i Granit Xhakës te Milani është shumë afër.
Ish-mbrojtësi i Milanit, Fulvio Collovati, e sheh Xhakën si lojtarin e duhur për klubin dhe pret që ai të sjellë mentalitetin e nevojshëm dhe klasin ndërkombëtar, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.
“Pjesa kuqezi e kryeqytetit të modës po përgatitet ta mirëpresë krah hapur kapitenin e kombëtares së Zvicrës.
Fulvio Collovati është gjithashtu i kënaqur nëse marrëveshja finalizohet së shpejti.
Ish-mbrojtësi i Milanit dhe me Italinë fituesi i Kupës së Botës në vitin 1982 dhe komentatori televiziv prej kohësh ka shpresa të mëdha se kjo punë do të kryhet”, shkruan më tej.
“Blick”: Z. Collovati, a është Xhaka lojtari i duhur për Milanin?
Fulvio Collovati: Nëse z. Massimiliano Allegri e dëshiron atë, atëherë kjo është e garantuar.
Çfarë shpreson Milani nga Xhaka?
Sezoni i kaluar ishte një katastrofë, duke përfunduar në vend të 8-të.
Pra, gjërat vështirë se mund të përkeqësohen.
Por në fund të fundit është e qartë: çfarë duhet ti sjellë Xhaka ekipit: mentalitetin e duhur.
Për më tepër, ai është një lojtar i klasit ndërkombëtar që më ka impresionuar sa herë që kam komentuar për lojërat e tij gjatë dy viteve të fundit në Bayer Leverkusen.
Çfarë e pret Milanin sezonin e ardhshëm?
Së pari, duhet të kuptoni ambiciet e klubit. Por me Allegrin si trajner, Igli Taren si drejtor sportiv dhe tani ndoshta edhe Xhakën, të përfundojë në katër vendet e para dhe kualifikimi për Champions League do të jenë i arritshëm.
Rossonerët aktualisht po bëjnë revolucion në mesfushën e tyre. Ata nuk duan vetëm të mbështeten te Xhaka, por janë gjithashtu afër nënshkrimit edhe me Luka Modriçin.