"Nuk duhet të mësohemi me luftën", Papa Leoni XIV, thirrje për paqe: Armët e avancuara, tundime që duhet t’i refuzojmë

- Bota Sot

"Nuk duhet të mësohemi me luftën", Papa Leoni XIV, thirrje për paqe: Armët e avancuara, tundime që duhet t’i refuzojmë

Gjatë audiencës së përgjithshme të mbajtur të mërkurën në Vatikan, Papa Leon XIV ka bërë një thirrje të fuqishme për paqe në të gjitha zonat e përfshira nga lufta.

Ati i Shenjtë u shpreh me tone të forta zemra e Kishës copëtohet nga britmat që ngrihen nga frontet e luftës, veçanërisht nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza.

Papa theksoi se lufta nuk duhet të bëhet një realitet i pranueshëm.

 Duke cituar paraardhësit e tij, ai u bëri apel udhëheqësve botërorë që të veprojnë në frymën e paqes dhe të drejtës ndërkombëtare.

“Nuk duhet të mësohemi me luftën. Përkundrazi, duhet të refuzojmë, si tundim, armët e fuqishme dhe më të avancuara.

Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të së drejtës ndërkombëtare, u kujtoj përgjegjësve – ashtu siç thoshte Papa Françesku – se lufta është gjithmonë një humbje.

Dhe se, siç kishte thënë Papa Piu XII, me paqen nuk humbim asgjë, ndërsa me luftën mund të humbasim gjithçka", tha Papa.



Read it all at Bota Sot