Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet – pritet të rikthehet në vitin 2026

- Bota Sot

Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet – pritet të rikthehet në vitin 2026

Një shekull pasi qyteti i Berlinit ndaloi notin në lumin Spree sepse ishte aq i ndotur sa njerëzit mund të merrnin sëmundje, notarët po kërkojnë me ngulm të rikthehen në ujë.

Rreth 300 njerëz u hodhën në uj të martën për të treguar se jo vetëm që është mjaftueshëm i pastër, por edhe shumë argëtuese të notosh në lagjen Mitte përgjatë Ishullit Muze.

Një grup i quajtur Fluss Bad Berlin ka bërë fushatë prej vitesh për të rihapur lumin për notarët.

“Për 100 vjet, noti në qendër të qytetit Spree ka qenë i ndaluar dhe ne nuk e gjejmë më këtë të justifikuar, sepse mund të tregojmë se cilësia e ujit është përgjithësisht mjaft e mirë për të notuar gjatë sezonit”, thotë Jan Edler, i cili është anëtar i bordit të Fluss Bad Berlin.

Për të anashkaluar ndalimin, grupi e regjistroi notin e tyre të përbashkët si një protestë zyrtare.

Edhe administrata e qytetit të Berlin-Mitte është e interesuar të rikthejë notin në lumë në vitin 2026. 



Read it all at Bota Sot