Real Madrid e nis me barazim

- Bota Sot

Real Madrid e nis me barazim

Real Madrid nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1:1 ndaj Al-Hilal, në sfidën e parë të grupit H, e vlefshme për Kupën e Botës për Klube, e luajtur në “Hard Rock Stadium”, në Miami.

Në minutën e 18-të, klubi arab gjeti golin me Renan Lodi, por që u anullua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 34-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Reali gjen golin e avantazhit me Gonzalo Garcia, pas asistit të Rodrygo-s.

21-vjeçari i ardhur nga Real Madrid B, konsiderohet si një sulmues me të ardhme të madhe dhe nuk është befasi që të grumbullohet nga Alonso në ekipin e parë gjatë këtij sezoni, edhe pse nuk është një emër i njohur nga të gjithë.

Në minutën e 39-të, Raul Asencio shkakton penallti pasi pengoi brenda zonës kundërshtarin dhe arbitri Facundo Tello nuk kishte dyshime. Ruben Neves tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe barazon shifrat 1-1. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Në fillim të pjesës së dytë, i sapo futuri Arda Guler në vend të Raul Asencio, i afrohet shumë golit, por goditja e tij ndalet nga traversa. Real Madrid kishte shansin e artë të kalonte në avantazh në minutën e 92-të, por Federico Valverde gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u dha me ndërhyrjen e VAR, pas një faulli brenda zonës ndaj Fran Garcia. Goditja e kapitenit të Realit u ndal nga portieri Bono,  lojtari më i mirë i takimit për të dyja ekipet.



Read it all at Bota Sot