Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

- Bota Sot

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso  nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në muajin tetor.

Mbrojtësi, i cili u dëmtua në fund të muajit prill, do të mungojë më shumë nga çfarë pritej.

Rikuperimi nuk ka shkuar mirë për 30 vjeçarin, që po kalon një periudhë mjaft të vështirë.

Në sezonin e kaluar, Mendy luajti vetëm 14 ndeshje në kampionat.

Tekniku Xabi Alonso e konsideron futbollistin, si pjesë të rëndësishme të skemave të tij, për sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot