Riccardo Calafiori ka insistuar se është i lumtur tek Arsenal dhe nuk po kërkon të kthehet në Serie A, pavarësisht zërave. Duket se edhe drejtuesit e “topçinjve” janë të bindur për ta mbajtur 23-vjeçarin, që vjet vuajti disi në sezonin e parë në Premier League.
Mbrojtësi italian pati një sezon debutues të kushtëzuar nga dëmtimet, duke bërë vetëm 19 paraqitje në kampionat. Calafiori gjithashtu luftoi për të larguar Myles Lewis-Skelly nga pozicioni i mbrojtësit të majtë.
Duke iu përgjigjur thashethemeve se ai mund të kthehet në Itali,
Calafiori tha: “Në Londër, tek Arsenal, jam shumë i lumtur. Unë ndihem gjithmonë mirë në çdo pozicion që luaj për të ndihmuar ekipin”.
“Ajo që mungoi sezonin e kaluar ishte qëndrueshmëria dhe do të kërkoj ta gjej atë qëndrueshmëri sezonin e ardhshëm”, tha italiani.
“Kur ndihesha mirë, gjithmonë luaja dhe bëja diferencën në skuadër. Kështu që synimi sezonin e ardhshëm është të jem në formë për të gjithë sezonin“, tha Calafiori.