Chiellini flet si drejtor i Juventusit

- Bota Sot

Chiellini flet si drejtor i Juventusit

Edhe Giorgio Chiellini bëri debutimin e tij zyrtar si “drejtor i strategjisë së futbollit” i Juventusit, në kuadër të Kupës së Botës për Klube. Ish-kapiteni bardhezi foli kështu për objektivat e “Zonjës së Vjetër” në këtë turne:

“Ka qenë një sezon i vështirë dhe i lodhshëm, por në ditët e fundit jemi stërvitur mirë. Jam optimist për nisjen e këtij kompeticioni të rëndësishëm.

Është edicioni i parë dhe kemi shumë dëshirë të bëjmë mirë, të ecim përpara, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.

Më pas, pyetjet për ish-mbrojtësin e kombëtares italiane kaluan te merkatoja dhe e ardhmja e bardhezinjve:

“Për këtë çështje kemi diskutime të përditshme me Tudor. Tani prioriteti është ndeshja e radhës.

Është e drejtë që lojtarët dhe trajneri të jenë të përqendruar vetëm te fusha. Ka drejtues që po mendojnë për të ardhmen, në kohën e duhur do të krijojmë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Skuadra po rritet. Vështirësitë e përjetuara sezonin e kaluar do ta bëjnë grupin edhe më të fortë. Lojtarët kanë një udhëheqës si Igor, i cili muajt e fundit iu ka dhënë shumë dhe ka treguar se përfaqëson Juventusin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kemi besim si për këtë turne, ashtu edhe për sezonin e ardhshëm”.



Read it all at Bota Sot