Media boshnjake jep një detaj interesant për lojtarin nga Kosova që luan në Rusi

- Bota Sot

Media boshnjake jep një detaj interesant për lojtarin nga Kosova që luan në Rusi

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, reprezentues i Shqipërisë, nuk e realizoi kalimi te skuadra ruse Zenit nga St, Petersburgu.

“Djali që mallkon hapur Serbinë ishte në rrugën e tij drejt një transferimi që do të ndryshonte karrierën. 
Mirlind Daku pritej të transferohej nga Rubini te Zeniti.

Zeniti tregoi interesim të madh për Dakun dhe arriti marrëveshje me Rubinin, por jo me përfaqësuesit e lojtarit.

Kjo u konfirmua nga vetë klubi i Rubin Kazanit, i cili njoftoi se sulmuesi shqiptar do ti bashkohej përgatitjeve për sezonin e ri”, shkruan media boshnjake “Sportsport”.

“Mosmarrëveshjet për kushtet personale me vetë sulmuesin janë një nga arsyet pse marrëveshja dështoi, por kishte edhe diçka tjetër pas saj”, shkruan më tej.

"Në përgjithësi, negociatat nuk janë të lehta. Negociatat midis klubeve janë një gjë, ndërsa me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij janë një tjetër. Në këtë rast, nuk ishte e mundur të arrihej një marrëveshje për kushtet personale.

Dhe ato nuk përfshijnë vetëm aspektet financiare", tha Alexander Medvedev, kryetar i bordit të drejtorëve të Zenit, për median ruse “Sport-Express”.

Sipas mediave ruse, Zenit ishte gati të paguante rreth 8.5 milionë euro që nënshkruajë me Dakun, por transferimi nuk u finalizua. 
“Një arsye tjetër që besohet se ka ndikuar në dështimin e këtij transferimi janë veprimet e Dakut gjatë Kampionatit Evropian 2024, ku ai u përfshi në një incident verbal kundër serbëve dhe maqedonasve pas ndeshjes me Shqipërinë.

UEFA e kishte gjobitur sulmuesin për atë sjellje, dhe kjo nuk u prit mirë në Rusi, veçanërisht në klubet me lidhje të forta me Serbinë”, shkruan mediumi boshnjak.

“Media ruse Business-Gazeta analizoi ndikimin që mund të kishte një kompani gjigante dhe një nga sponsorët kryesorë të Zenit dhe Cërvena Zvezdës”, shkruan mes të tjera media boshnjake.



Read it all at Bota Sot