I caktohet çmimi Ardon Jasharit, e papërballueshme për klubin e madh italian

- Bota Sot

I caktohet çmimi Ardon Jasharit, e papërballueshme për klubin e madh italian

Ardon Jashari është një prej lojtarëve më të kërkuar gjatë merkatos së verës dhe kjo për shkak të paraqitjeve fantastike me Club Brugge.

Për Jasharin janë të interesuar shumë skuadra, duke përfshi këtu edhe AC Milanin.

Club Brugge duke parë interesimin e jashtëzakonshëm të klubeve, i ka vendosur çmim të lartë mesfushorit shqiptar.

Raportohet se Ardon Jashari tani kushton plotë 40 milionë euro dhe ky është një çmim i paarritshëm për ekipin nga Serie A, AC Milan.

Kujtojmë që për Ardon Jasharin ka shprehur interesim edhe skuadra nga Premier League, Manchester City.



Read it all at Bota Sot