Vdes ish gjyqtari i njohur në moshën 45 - vjeçare

- Bota Sot

Vdes ish gjyqtari i njohur në moshën 45 - vjeçare

Adis Mullahasanoviq, ish-gjyqtar i futbolliit, ka vdekur në moshën 45- vjeçare.

Ai si gjyzqtar ka arbitruar 108 ndeshje në elitën e futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai debutoi në vitin 2012, dhe ndeshja e tij e fundit e ishte në vitin 2023 midis Sllobodës së Tuzllës dhe Shirokit.

Mullahasanoviq humbi jetën në një aksident me makinë që ndodhi mbrëmë në Sarajevë. 

“Me trishtim dhe dhimbje të madhe informojmë anëtarësinë dhe publikun se presidenti ynë Adis Mullahasanoviq ndërroi jetë dje në moshën 45 vjeçe pas një aksidenti me makinë”, thuhet mes të tjera nga Shoqata e Gjyqtarëve dhe Instruktorëve të Futbollit të Kantonit të Sarajevës.



Read it all at Bota Sot