Mësohet se sa do të fitojë Wirtz te Liverpooli për një javë

- Bota Sot

Mësohet se sa do të fitojë Wirtz te Liverpooli për një javë

Transferimi i shumëpritur i Florian Virtz te Liverpulli vazhdon të marrë formë, me detaje të mëtejshme që dalin në pah rreth kushteve financiare të marrëveshjes.

Florian Wirtz pritet ta kompletojë transferimin e tij nga Bajer Leverkuzeni te Liverpulli gjatë të premtes për një shifër prej 117 milionë euro plus 19 milionë euro tjera në formën e bonuseve.

Por, sa pritet të fitojë ylli gjerman personalisht gjatë qëndrimit në Anfield?

Sipas Fabrizio Romano, mesfushori ofensiv pritet të fitojë një pagë rreth 200 mijë funte (234 mijë euro) në javë, së bashku me bonuse që lidhen me performancën.

Pra nga një përllogaritje e thjeshtë, Virtz i bie të fitojë pak më shumë se 12 milionë euro në vit si pagë neto.

Pavarësisht spekulimeve për një pagë më të lartë, burime pranë marrëveshjes kanë sqaruar se paketa e pagave të Virtz do të mbetet brenda strukturës ekzistuese të pagave të Liverpoolit.



Read it all at Bota Sot