Llapi i Podujevës synon që të jetë sa më i kompletuar për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Llapjanët firmosin kontratë profesionale me futbollistin Genti Rama.
“Në ditën e lindjes së tij dhe të çlirimit të Podujevës, Genti Rama ka nënshkruar kontratë profesionale 4+1 vjeçare me klubin tonë.
Mbrojtësi i krahut, 21-vjeçar, është produkt i Akademisë së Futbollit Llapi, ku është rritur dhe zhvilluar ndër vite. Në dy edicionet e fundit, ai ishte ndër më të dalluarit në ekipin U21, duke dëshmuar vlerat e tij në fushën e lojës.
Angazhimi i Gentit në ekipin e parë vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të tij, si dhe besimit të klubit tonë në futbollistët e rinj dhe projektin afatgjatë që kemi ndërtuar për zhvillimin e tyre.
I urojmë mirëseardhje Gentit në ekipin e parë dhe i dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin e tij si futbollist profesionist me fanellën bardhekaltër!”, njofton KF Llapi.