Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani pritet të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli shqiptar ka arritur akordin me ekipin nga Japonia, Yokohama F. Marinos.
30-vjeçari ka kontratë me Gwangjun deri në fund të këtij viti, saktësisht me datën 31 dhejtor.
Por, vazhdimi i kontratës ka ngecur dhe tashmë lojtari pritet të largohet.
Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 1.2 milionë euro.