“Rivalizojmë një shtet, jo me një pronar”. I pyetur mbi rivalitetin në Ligue 1 të Francës, presidenti i Lionit, John Textor, nuk ka lënë vend për interpretim duke konsideruar sfidën me PSG-në si jo të drejtë.
Ndërsa edhe përgjigja që mori në distancë nga presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, nuk ka qenë shumë diplomatike:
“I përket një tjetër bote… cowboy”.
Ky shkëmbim opinionesh në distancë mes dy individëve në fjalë e bën edhe më të bukur ndeshjen mes Botafogo-s dhe PSG-së. Siç dihet bizenesmeni amerikan zotëron edhe klubin brazilian, Botafogo, i cili do të jetë rivali i radhës i PSG-së në Kupën e Botës për Klube.
Ndeshja që do të luhet natën mes të enjtes dhe të premtes në “Rose Bowl” të Pasadenës është e vlefshme për Grupin B ku përveç dy skuadrave që kanë nga tri pikë pas 90’ të para janë edhe ekipe si Seatle Sounders dhe Atletico de Madrid.