Lojtarit nga Kosova që po mahnit gjermanët, ja për sa miliona euro i rritet vlera

- Bota Sot

Lojtarit nga Kosova që po mahnit gjermanët, ja për sa miliona euro i rritet vlera

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka një vlerë më të lartë në sajtin “Transfermarkt”.

Ish-lojtari i Elversbergut, falë paraqitjeve fantastike sezonin që e lam pas i është rritur vlera në 8 milionë euro.

Vlera e tij e fundit ishte 4 milionë, kurse tani i është rritur për 4 më shumë.

22-vjeçari ishte një nga më të mirët në Bundesliga 2 të Gjermanisë, duke shënuar 18 gola dhe 9 asiste.

Ai është rikthyer te Hoffenheimi, por nuk dihet nëse do vazhdojë te skuadra gjermane pasi ka shumë oferta në tavolinë.



Read it all at Bota Sot