Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të audituara të partive politike për vitin 2024, duke ofruar një pasqyrë të të hyrave dhe shpenzimeve të subjekteve politike në vend, raporton Gazeta Sinjali. Sipas raportit, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të hyra prej 2 milionë e 337 mijë e 168 euro, ndërsa shpenzimet për vitin 2024 kanë arritur në 1 milion e 805 mijë e 296 euro.
Për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), raporti tregon se të hyrat për këtë vit ishin 1 milion e 16 mijë e 978 euro, ndërsa shpenzimet kanë qenë 941 mijë e 266 euro.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka raportuar të hyra në vlerë prej 643 mijë e 47 euro, ndërsa shpenzimet kanë arritur në 594 mijë e 398 euro.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur të hyra prej 314 mijë e 390 euro, por ka shpenzuar mbi 50 mijë euro më shumë, duke regjistruar shpenzime totale prej 365 mijë e 128 euro.
Në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), thuhet se këto raporte janë audituar nga auditorë të pavarur, të cilët janë përzgjedhur përmes një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).