Enrique: Më intereson loja kolektivi, jo çmimet individuale

- Bota Sot

Enrique: Më intereson loja kolektivi, jo çmimet individuale

Në prag të ndeshjes ndaj Botafogos, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka përsëritur edhe një herë filozofinë e tij që e vendos në plan të parë grupin dhe lojën kolektive, duke minimizuar rëndësinë e çmimeve individuale si ‘Topi i Artë’.

“Çmimet individuale nuk më interesojnë.

Më vjen keq, megjithëse i preferuari im pa dyshim është Ousmane Dembele”, ka thënë Enrique.

Deklarata e Enrique-s vjen në një moment kur gara për çmimet individuale është në qendër të vëmendjes, por tekniku i PSG-së mbetet besnik ndaj bindjeve të tij se suksesi i skuadrës është mbi gjithçka.



Read it all at Bota Sot