Jonathan David është një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë.
Kjo, jo vetëm për cilësitë e tij sportive, por sidomos sepse kontrata e tij me Lille ka përfunduar dhe praktikisht transferohet si lojtar i lirë ku të dëshirojë.
Juventusi është klubi që po tenton më shumë të sigurojë këtë afrim fantastik, por edhe PSG po e konsideron si një nga alternativat e sulmit.
“Zonja e vjetër” ka kuptuar se David është varianti më i sigurt në merkato, sepse sulmuesi që torinezët duan, Viktor Gyokeres, ka shprehur preferencë për një kalim te Arsenali.