Padyshim që viti 2025 ka qenë një ndër më të mirët në jetën e Manfredas Ruzgisit, jo vetëm për fitimin e titullit kampion me Vorën në Kategorinë e Parë.
Një vogëlush është pjesëtari më i ri i familjes së lituanezit.
Manfredas Ruzgis është bërë baba për herë të parë, duke u bërë me një djalë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë “bomberi” i Vorës nëpërmjet një “InstaStory” në rrjetet sociale.
“Mirëseerdhe vogëlush”, shkruan partnerja e sulmuesit në rrjetet sociale, duke fotografuar dorën e vogëlushit. Sezonin që lamë pas, Ruzgis ishte shpërthyes duke shënuar 24 gola në 30 paraqitje në Kategorinë e Parë..