I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

- Bota Sot

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

Një operacion ndërkombëtar çoi në arrestimin e shtetasit shqiptar L. L., 48 vjeç, në Mbretërinë e Bashkuar. I dyshuari, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për një vrasje me motive gjakmarrjeje të ndodhur në vitin 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, si pjesë e operacionit global “The Wanted”, që synon lokalizimin dhe kapjen e personave të kërkuar për krime të rënda.

L. L. akuzohet si organizator dhe financues i vrasjes së shtetasit A. B., duke siguruar armët dhe logjistikën për krimin, si dhe ndihmuar në largimin e autorëve nga vendngjarja. Ai përballet me disa akuza të rënda: “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë janë në vijim, në bashkëpunim me autoritetet britanike.



Read it all at Bota Sot