Palmeiras ka arritur të shënojë fitore ndaj Al Ahly në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube.
Ekipi brazilian në “MetLife Stadium” shënoi fitore me shifrat 2:0.
Abou Ali shënoi autogol për epërsinë e parë të Palmeiras në minutën e 49-të.
10 minuta më vonë, Flaco Lopez e dyfishoi epërsinë.
Në minutën e 62-të, ndeshja u ndërpre për afër një orë, teksa i gjithë stadiumi u zbraz për shkak të kushteve atmosferike dhe një stuhie që u parashikua të vinte.
Pas rinisjes së ndeshjes gola më nuk pati, teksa Palmeiras tani ka katër pikë, krahas 1 të Al Ahly.