Ferid Veseli pajiset me licencë UEFA për trajner

- Bota Sot

Ferid Veseli pajiset me licencë UEFA për trajner

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional.

28-vjeçari tashmë renditet ndër të parët në Maqedoninë e Veriut që posedon këtë lloj licence profesionale, e cila ka për qëllim përgatitjen fizike dhe ndërtimin e kapaciteteve atletike të sportistëve, veçanërisht në futboll.

Licencimi i Veselit vjen si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të tij në fushën e përgatitjes fizike profesionale, duke ndjekur standardet më të larta evropiane të përcaktuara nga UEFA. Kjo arritje jo vetëm që përfaqëson një sukses personal për Veselin, por gjithashtu kontribuon në avancimin e mëtejshëm të nivelit të trajnimit sportiv në vend. 

Me njohuritë e fituara dhe përvojën ndërkombëtare, Veseli synon të japë kontribut të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së përgatitjes fizike të klubeve dhe talenteve të rinj në futbollin maqedonas.



Read it all at Bota Sot