Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran

- Bota Sot

Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran

Në emisionin “Edicioni Special” u trajtua konflikti ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Lidhur me këtë, u trajtua edhe roli i Gjermanisë në këtë zhvillim.

Gazetarja shqiptare në Berlin, Vjollca Hajdari tha se Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik ndërmjet Iranit dhe Izraelit.

“Gjermania, ndonëse një fjalim i kancelarit të sapozgjedhur Merz kishte zgjuar indinjatë në Iran ku në një televizion gjerman, ai iu përgjigj një pyetje se a është duke bërë Izraeli një punë të ndyrë, atëherë kancelari Merz u përgjigj se Izraeli është duke bërë një punë të pistë. Kjo ndikoi që Irani ta thërras ambasadorin gjerman në Iran dhe ta kthej atë prapë në Gjermani. Domethënë përpos kësaj indinjate, kësaj gjuhe më të ashpër që shprehu kancelari Merz, prapë se prapë Gjermania është shumë e matur në këtë drejtim, dhe fakt që Gjermania është duke luajtur rolin kryesor për të ndërmjetësuar në planin diplomatik”, u shpreh Hajdari.

Ndër të tjera, Hajdari tha se opinioni gjerman është më i rezervuar sa i përket konfliktit Izrael-Iran, e që sipas saj kjo vjen për shkak të historisë që ka Gjermania me popullin izraelit.



Read it all at Bota Sot