Ballkani ka prezantuar transferimin e ri, për sezonin e ardhshëm.
Tre herë kampioni i Kosovës ka transferuar futbollistin Ardit Deliu.
Mesfushori 26-vjeçar sezonin e kaluar ishte pjesë e Vëllaznisë së Shkodrës.
”Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë përforcimin më të ri në mesfushë Ardit Deliu, një lojtar me përvojë dhe cilësi të dëshmuara në elitën e futbollit shqiptar dhe ndërkombëtar.
Mesfushori 26-vjeçar vjen tek ne pas një sezoni të suksesshëm me KF Vllaznia Shkodër, ku tregoi vlerat e tij si një lider në mesfushë, me disiplinë taktike dhe shpirt gare të jashtëzakonshëm.
Mirë se vjen në Suharekë Ardit ,të dëshirojmë shumë suksese me fanellën tonë! Le ta shkruajmë bashkë kapitullin e radhës!”, thuhet në njoftim.