Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimore kanë pësuar ngritje së fundmi në Kosovë. Qytetarët ankohen se në Tregun Gjelbër në kryeqytet, çmimet perimeve dhe pemëve janë ngritur dukshëm. Edhe sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një muaj para se rryma të shtrenjtohet, konkretisht në muajin prill 2025, çmimet e konsumit u rriten në një mesatare rreth tre për qind, duke rënduar kështu buxhetin familjar, veçanërisht për konsumatorët. Çmimi i rrymës nga muaj maj është ngritur 16.1 për qind.
Qytetari Hasan Matoshi shprehet i frustruar dhe ankohet se çmimet po ngritën çdo ditë sipas dëshirës së tregtarëve. Përveç kësaj, ai ankohen edhe për shtrenjtimin e rrymës.
“Çmimet po i hypin sipas dëshirës së tyre, sepse janë idiot - rryma është ngritur 15 për qind e ndërsa çmimet i rrisin deri në deri në 50 përqind. Kjo ndikon edhe në buxhetin e familjes sime dhe çdo kund po ndikon. Askush nuk i kontrollon, sa të duan këta i rrisin çmimet sipas dëshirës së tyre, nuk ka inspekcion dhe nuk ka asgjë nuk del askush ti kontrolloj. Shikoni nëpër restorante një shishe ujë është bërë 1.50 cent. Nuk u vjen turp se çfarë janë duke bërë këta e kanë bërë Kosovën e Prishtinën me të gjitha. Kosova është bërë plaçkë ku do që të shkosh çmimet janë të rritura”, theksoi Matoshi.
Ndërsa, Ismail Arifi i cili frekuneton Tregun e Gjelbër ndihet i mërzitur për rritjen e çmimeve, pasi që sipas tij nuk punon dhe nuk ka te ardhura të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet, raporton KosovaPress.
‘’Çmimet kanë ndikuar shumë... Ndikon edhe në buxhetin e familjes sime sepse nuk kemi para... Unë nuk punoj vetëm me karroca,.. Preferoj të blej fruta vetëm në market”, tha Arifi.
Pensionisti Adnan Turku thekson se preferon të furnizohet me produkte të freskëta nga tregu, por sipas tij, pensioni i ulët dhe çmimet larta vështirësojnë furnizimin e tij nga tregu.
“Rritjet kanë filluar...Po kjo do të ndikojë edhe në familje, pensioni mirëpo nuk po kuptojnë këta kanë probleme tjera... Preferoj të blej më shumë nga tregu sepse po vinë më të freskëta në arkat shumë me vonë 3-4 ditë më mirë këtu dhe po zgjedh çfarë të dua unë”, u shpreh qytetari Turku.
Rritja e çmimeve muajve të po ndikon ndjeshëm në buxhetin familjar të qytetarëve, duke theksuar nevojën për masa më të forta nga institucionet përkatëse të shtetit për kontroll dhe transparencë në tregun e Kosovës. Përveç kësaj, ngritje të çmimeve këto ditë kanë pësuar edhe ato të derivateve. Një litër naftë këto ditë po tregtohet deri 1 euro e 30 centë.