Barcelona nis bisedimet për talentin 19-vjeçar të Suedisë

- Bota Sot

Barcelona nis bisedimet për talentin 19-vjeçar të Suedisë

Barcelona nis bisedimet për talentin 19-vjeçar të Suedisë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dukej i sigurt të mërkurën mbrëma kur deklaroi se gjigantët katalanas mund të “nënshkruajnë normalisht,” dhe klubi duket se po vepron sipas asaj përshtypjeje.

Pas një lëvizjeje për Nico Williams, Blaugranat kanë zhvilluar bisedime edhe me një tjetër talent sulmues.

Në këtë rast bëhet fjalë për talentin suedez Roony Bardghji.

19-vjeçari është lidhur me disa prej klubeve më të mëdha evropiane që prej kur u promovua në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare, dhe Fabrizio Romano raporton se Blaugranat tashmë kanë zhvilluar bisedime direkte me stafin e tij dhe janë informuar për shifrat që do të kërkohen për të realizuar marrëveshjen.

Është përmendur se Porto ka bërë tashmë një ofertë për Bardghjin, megjithatë ajo ende nuk është pranuar.

Bardghji pritet të largohet së shpejti, pasi kontrata e tij aktuale me Kopenhagenin skadon në fund të vitit 2025.

Në këtë sezon, Bardghji ka luajtur vetëm 243 minuta pas rikuperimit nga një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar.



Read it all at Bota Sot