Befasia më e madhe deri tash në Kupën e Botës për Klube ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.
Paris Saint-Germain, kampioni në fuqi i Europës u mposht befasisht nga ekipi brazilian, Botafogo.
Në stadiumin “Rose Bowl”, parisienët u mposhtën minimalisht 0:1.
Igor Jesus shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 36-të të ndeshjes, pas asistit nga Savarino.
E gjatë ndeshjes, pati një përleshje të madhe fizike mes tifozëve të të dyja ekipeve në shkallët e stadiumit.