Deklarata e Taorminës për Ballkanin: Bëhet thirrje për integrimin e shpejtë te rajonit

- Bota Sot

Deklarata e Taorminës për Ballkanin: Bëhet thirrje për integrimin e shpejtë te rajonit

Ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare të BE-së dhe atyre kandidate kanë miratuar një deklaratë ku riafirmohet angazhimi për ribashkimin e të gjithë kontinentit.

“Reformat e brendshme duhet të zhvillohen paralelisht me procesin e zgjerimit, në mënyrë që BE-ja të jetë gati për të përfunduar në mënyrë efektive një proces zgjerimi të bazuar në meritë, si një përparësi gjeopolitike dhe një investim strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet për të gjithë kontinentin.”

Më tej, në deklaratë përmenden përfitimet ekonomike nga zgjerimi.

“Riafirmimi i unitetit tonë dhe promovimi i konsolidimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të Unionit tonë janë gurët themelorë për të mbrojtur interesat dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane, si dhe për të nxitur ribashkimin e kontinentit tonë. Një ndryshim ritmi në aspektin e konkurrueshmërisë dhe rritjes industriale është gjithashtu i nevojshëm, tani më shumë se kurrë, për të kapur plotësisht levat e Tregut të Përbashkët. Progresi ekonomik duhet të mbështetet nga inovacioni, politikat e forta industriale dhe një tranzicion energjetik i qëndrueshëm dhe i përballueshëm.”

Një përparësi kyçe, sipas diplomatëve evropianë dhe atyre të rajonit, është forcimi i mbrojtjes dhe sigurisë evropiane, me financim të përshtatshëm për një industri mbrojtëse të përforcuar në bashkëpunim me NATO-n.



Read it all at Bota Sot