Ish-trajneri i Tiranës nis aventurën e re, korçari firmos për 2 vite

- Bota Sot

Ish-trajneri i Tiranës nis aventurën e re, korçari firmos për 2 vite

Bledi Shkëmbi është trajneri më i ri i Strugës. Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën në Superiore, tekniku korçar është preznatuar ditën e sotme te klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Shkëmbi ka firmosur me Strugën një kontratë 2-vjeçare, por ka opsionin e rinvoimit edhe për një tjetër vit.

Ndërkohë që kjo është aventura e parë e 45-vjeçarit në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se më parë, korçari ka drejtuar ekipe si Teuta, Ballkani, Dinamo dhe Tirana në Superiore.

Por edhe në Kosovë ka qenë trajner i Lirisë së Prizrenit dhe Ballkanit.



Read it all at Bota Sot