Galatasaray organizon kamp futbolli në Kosovë!
Për herë të parë në Kosovë, gjiganti turk Galatasaray organizon kamp futbolli në bashkëpunim me shkollën e futbollit Besëlidhja.
Kampi do të mbahet nga data 1 deri më 5 korrik në Hajvali, në Kampin Nacional të FFK-së.
Ai do të mbikqyret nga stafi profesional i Galatasarayt, në bashkëpunim të ngushtë me trajnerët vendorë.