Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Adrion Pajaziti së shpejti do të bëhet me skuadër të re.
Pajaziti është afër marrëveshjes me Hajdukun e Splitit.
Mesfushori shqiptar kaloi një sezon të mirë te Gorica, prandaj ka rënë në sytë e drejtuesve të skuadrës gjigante kroate.
Transferimi i i Pajazitit te Hajduku pritet të ndodh me parametra zero, pasi kontrata e lojtarit me Fulhamin skadon në fund të këtij muaji.
Për Pajazitin ka pasur skuadra tjera të interesuara, përfshi këtu edhe Anderlechtin e Besnik Hasit.