Ilir Daja në pritje të ish-it të Kombëtares për Kupat e Evropës

- Bota Sot

Ilir Daja në pritje të ish-it të Kombëtares për Kupat e Evropës

Klaus Gjasula me shumë mundësi do të jetë futbollisti më i ri i Dinamos.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, do të transferohet në Superiore për të luajtur nën urdhrat e Ilir Dajës.

Megjithatë, pavarësisht se lajmi është bërë i ditur prej 10 ditësh dhe madje është përfolur edhe për kontratë 1-vjeçare,

Dinamo është ende në pritje. Kjo për shkak se 35-vjeçari është në kontratë me klubin e Rot-Weiss Essen, të cilët militojnë në ligën e 3-të gjermane.

Në këto kushte, është vetë Gjasula që duhet të ndërpresë kontratën me Essen, e cila i skadon në verën e vitit 2026.

Përndryshe nëse mesfushori nuk del lojtar i lirë në treg, transferimi i tij te Dinamo e Ilir Dajës do të ishte tepër i vështirë.



Read it all at Bota Sot