Arsenal-i në gjurmët e Noni Madueke

- Bota Sot

Arsenal-i në gjurmët e Noni Madueke

Arsenal raportohet se po e monitoron nga afër situatën e Noni Madueke, sulmuesit anësor të Chelsea-s, i cili mund të shitet gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Sipas “The Telegraph”, skuadra e Mikel Artetës është një nga disa klube që kanë shprehur interesim për 23-vjeçarin.

Aktualisht, Chelsea nuk e ka nxjerrë në shitje Madueke-n, por klubet rivale besojnë se ai mund të lirohet, pasi nuk konsiderohet si i paprekshëm në tek ‘Blutë’ e Londrës.

Përveç Arsenalit, interesim për lojtarin anglez kanë shfaqur edhe Newcastle United dhe Tottenham Hotspur, të cilat janë në kërkim të një anësori.



Read it all at Bota Sot