Morata pranë rikthimit në Serie A

- Bota Sot

Morata pranë rikthimit në Serie A

Për Alvaro Morata mund të ketë një herë të katërt në Serie A. Pas dy herësh me Juventus dhe një herë me fanellën e Milan, për sulmuesin spanjoll është rritur mundësia e një transferimi te Como.

Lojtari është ende në pronësi të Milan, por i huazuar te Gallatasarai deri në janarin e ardhshëm.

Mësohet se të enjten ka pasur edhe një kontakt mes 32-vjeçarit spanjoll dhe Cesc Fabregas, trajner i skuadrës Como, siç bën të ditur “Sky Sport”.

Mbetet për t’u parë nëse Gallatasaraj do të pranojë ta kthejë sulmuesin në Serie A, pasi dimrin e kaluar pagoi 6 milionë euro te kuqezinjtë për ta marrë atë në huazim. E njëjta gjë vlen edhe për Getafe, klubi tjetër që pret kthimin e Alvaro Morata.

Spanjolli nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer te Getafe në pjesën e fundit të karrierës së tij, klubi ku është rritur. Gjithsesi, për momentin transferimi te Como duket se mbetet rruga më e mundshme për t’u përshkuar.



Read it all at Bota Sot